TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Maj 2024, 16:59

Akuzohet për vrasjen e policit, gjykata dënon me 25 vite burg Enver Sekiraqën

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për vrasjen e policit, gjykata dënon me 25 vite burg Enver

Gjykata e Prishtinës ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Polici Triumf Riza u vra me armë zjarri më 30 gusht 2007. Për vrasjen e tij është dënuar Arben Berisha, i cili ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të Rizës.

Enver Sekiraqa ishte në arrati për rreth pesë vjet.

Prokuroria pretendon se Sekiraqa ishte udhëheqës i grupit kriminal dhe ishte i shtyrë prej hakmarrjes, meqë, sipas saj, Riza e kishte rrahur Sekiraqën në një lokal lojërash fati në Prishtinë një vit para vrasjes së Rizës.

Pas vendimit të gjykatës ka folur babai i policit Triumf Rizës, Shefqeti, i cili tha se më nuk ka besim në drejtësi dhe se sipas tij, gjykimi ndaj Sekiraqës është më i gjati në historinë e gjykatave të Kosovës.

Nuk po e kuptoj se si është e mundur që në shoqërinë tonë më të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të ligjit e shtetit, një polic i cili është shpallur hero pikërisht për luftën kundër bandave kriminele. Për herë të tretë po vjen duke iu zvogëluar dënimi. Nuk kam besim hiç më, sepse Gjykata e Apelit i ka krijuar të gjitha problemet, duke e kthyer për kurrgjë hiç, për gjoja çështje procedurale e për pallavra”, tha ai para mediave.

Lini një Përgjigje