TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 15:54

Del nga qelia Hashim Thaçi, ish-presidenti lejohet të kthehet në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti

Del nga qelia Hashim Thaçi, ish-presidenti lejohet të kthehet

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë pasi Gjykata Speciale ka plotësuar kërkesën e tij.

Mësohet se shkak për lirimin e Thaçit për disa orë ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

Nëna e ish-presidentit Thaçi ka dalë një ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo tani është duke u trajtuar nga mjekët në shtëpi.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e ka konfirmuar edhe zyra e shtypit e Gjykatës Speciale.

Për shkak të arsyeve humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

thaci qeli

Lini një Përgjigje