TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 15:23

"Situata në Veri duhet të qetësohet", Kurti bisedë telefonike me zv.kryeministrin italian: Ramë dakord që marrëveshja të zbatohet

Shkruar nga Pamfleti
"Situata në Veri duhet të qetësohet", Kurti bisedë
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar ditën e sotme në veri të vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kurti shkruan se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës kryeminsitrin italian, Antonio Tajani.

Më tej, kryeministri i Kosovës thekson se biseda e zhvilluar ishte në kuadër të qetësimit të situatës në veri të vendit si dhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

"Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se koha e tashme thërret për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar", shkruan Kurti.

Ditën e sotme situata në veri të Kosovës është tensionuar, me qytetarët serbë të cilët janë mbledhur para komunave për të penguar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në institucione.

Gjithashtu prezenca e KFOR-it dhe e policisë së Kosovës është rritur ndjeshëm në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve, ndërsa është përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

kurti marreveshje veri

Lini një Përgjigje