TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 14:55

Tensionet në veri të Kosovës, reagon misioni i NATO-s: Po punojmë në zbutjen e situatës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, reagon misioni i NATO-s: Po

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se me stafin e tij po punon në zbutjen e situatës në veri, si dhe se është në kontakt me institucionet e Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë.

Në një komunikatë drejtuar mediave, KFOR-i tha se ka shtuar praninë në komunat veriore të Kosovës “për të siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes”.

“Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Raportimet e mediave për një takim me Goran Rakiqin janë të pabaza, po ashtu edhe pretendimet se komandanti i KFOR-it ka bërë ndonjë paralajmërim për të shtëna në Zveçan”, thuhet në komunikatë.

Ju rikujtojmë se edhe ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell i bënë thirrje Kosovës që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i NATO-s, tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, u shpreh ai.
Sakaq, Borrell tha se mirëpret koordinimin e mirë midis misionit të BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) me KFOR-in për të ofruar mjedis të sigurt në Kosovë.

misioni i nato-s tensionet në veri të kosovës

Lini një Përgjigje