TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 15:38

Mbyllet protesta në Zubin-Potok, serbët paralajmëron tjetër tubim nesër

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta në Zubin-Potok, serbët paralajmëron tjetër

Mbyllet protesta në Zubin-Potok. Serbët kanë filluar të  shpërndahen duke i dhënë fund protestës që filloi rreth orës 7 të mëngjesit.

Protestuesit kanë filluar të largohen nga objekti i Komunës së Zubin-Potokut, në të cilin ka prani të madhe të forcave të KFOR-it e po ashtu të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish të martën në të njëjtën orë.

Ndërkohë në Zveçan dhe Leposaviç vijon të ketë prezencë protestuesish. Në të dyja komunat është shtuar prania e KFOR-it. Edhe sot policia përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që kjo situatë duket se do të zgjasë disa ditë.

 

kosov zub in potok

Lini një Përgjigje