TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Nëntor 2025, 19:01

Balotazhi në 18 komuna, mbyllet raundi i dytë i votimit në Kosovë; pritet nisja e numërimit dhe projeksionet e para!

Shkruar nga Pamfleti

Balotazhi në 18 komuna, mbyllet raundi i dytë i votimit në

Qendrat e votimeve u mbyllën në orë 19:00...

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale të Kosovës, në 18 komunat ku po mbahet raundi i balotazhit. Qendrat e votimeve u mbyllën në orë 19:00 dhe pjesmarrja sipas përditësimeve të nxjerra në orën 17:00 ishte 28.63 për qind. (Kjo shifër pritet të përditësohet.)

Sipas raportimive nga KQZ-ja, 376,971 persona kanë votuar deri në orë 17:00, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues të regjistruar.

Porcesi i votimit raportohet të ketë qenë i qetë, pa problematika dhe ndërprerje. Ndërkohë që së shpjeti pritet nisja e procesit të numërimit dhe dalja e projeksioneve të para.

Balotazhi në 18 komuna, mbyllet raundi i dytë i votimit në

Kujtojmë se në 18 komunat e Kosovës u nevojit një raund i dytë votimi për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, megjithatë, një komunë në këtë raund nuk do të ketë garë praktikisht. Kllokoti, komunë me shumicë serbe, mban balotazh vetëm formalisht, sepse Sreçko Spasiç nga Iniciativa Qytetare Uniteti Kombëtar Serb, u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviç, i cili vjen nga Lista Serbe.

Ndërkohë që Balotazhi u mbajt në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjilani.

Lini një Përgjigje