
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres së Arsimit në qeverinë "Rama", Besa Shahini, është arrestuar nga policia e Kosovës.
Siç njofton PSD-ja e Kosovës, Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës arrestoi sot Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim. Ata konsiderojnë se ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.
“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i PSD:
Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike.
Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për "shqyrtim rastesh" lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.
Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.
Lini një Përgjigje