TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2023, 13:22

Albin Kurti rrezikon “non gratën” nga SHBA, vjen reagimi i fortë nga Prishtina: Po Serbisë çfarë sanksionesh do t’i vendosen?

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti rrezikon “non gratën” nga SHBA, vjen reagimi i
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri Albin Kurti

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ashpër pas planit me dy faza të SHBA-së dhe BE-së për sanksione të ashpra ndaj Kosovës në rast të përshkallëzimit të situatës në Veri.

Në referencë të kësaj çështje, Murati tha se: “Do të duhej të diskutohej çfarë sansionesh do t’i vendoseshin Serbisë – dhe jo Kosovës – për shkak të shkeljeve që iu ka bërë marrëveshjeve në vazhdimësi. Ajo që duhej të na shqetësonte është çfarë sanksionesh do të duhej ti vendoseshin shtetit serb.”

I ndalur te masat që përfshijnë edhe mundësinë e shpalljes së Albin Kurtit dhe ministrit të Brendshëm Xhelal  Sveçla, “non grata”, Murati tha se: “Nuk jam në dijeni për një listë të tillë e as për kredibilitetin e listave të tilla.”

Ditën e sotme mediat raportuan sot se SHBA-ja dhe BE janë duke shqyrtuar sanksione në dy faza kundër Kosovës në rast se Kosova nuk do të përmbush detyrimet dhe nëse nuk de-eskalohet situata në veri të vendit.

Këtu përfshihen, edhe sanksione kundër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, sipas një teksti të brendshëm të Qeverisë Amerikane, transmeton Express.

 

hekuran murati albin kurti

Lini një Përgjigje