TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Shkurt 2026, 13:45

Albin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në të qeshura me Glauk Konjufcën

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në të
Albin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në të qeshura me Glauk Konjufcën

Kryeministri Albin Kurti ka shpërthyer në të qeshura sot me zëvendësin e tij Glauk Konjufca në Kuvend, teksa dhjetëra amendamente u hodhën në votim në seancën e sotme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026.

Një të qeshur të tillë të zellshme Kurti e kishte bërë njëherë edhe me bashkëpartiakun tjetër, Mefail Bajqinovci.

Albin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në tëAlbin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në të

Fotografia e dyshes ishte popullarizuar në rrjete sociale e shpesh u përdor edhe si ‘meme’.

Albin Kurti nuk përmbahet në Kuvend, shpërthen në të

Kuvendi i Kosovës sot po e shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Buxheti të enjten është miratuar në Komisionin për buxhet të Kuvendit Në të janë përfshirë edhe buxhetet e miratuara të Komunës së Prishtinës dhe asaj të Shtimes. Në këtë mbledhje nuk kaluan rreth 80 amendamente të opozitës.

albin kurti të qeshura

1 Komente

  1. r
    roku

    Kujt i kerciti c'fare beri Kurti..

    Lini një Përgjigje