TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Janar 2025, 21:35

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën 3 persona; plagosen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën 3 persona; plagosen 5

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mitrovicë-Pejë në Kosovë.

Mësohet se në aksident janë për përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave i policisë. Ndërsa katër prej të lënduarve janë punonjës policie.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje