
I dërguari i SHBA për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, vendi ka pësuar disavantazh përballë Serbisë.
"Administratat Biden dhe Obama e kanë vënë Kosovën në një pozicion të pafavorshëm kundrejt Serbisë”, u shpreh kryeparlamentari i Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ngre pyetjen se përse partia në pushtet në Kosovë nuk është ankuar më parë për disavantazhin e shkaktuar nga administrate Biden, në dialogun me Serbinë.
Ai shton se kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje ka komplimentuar presidencën Biden dhe ka frekuentuar rregullisht konventat e Partisë Demokratike në SHBA.
“Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Bidenin dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan më parë?”, shkruan Grenell.
They spent the last 4 years complimenting Joe Biden and attending his conventions and parties.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 22, 2025
Why didn’t they ever complain before? https://t.co/Ca6XhODOYY
Kjo është hera e parë që pas inaugurimit të Trump, që Grenell komenton lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për marrëdhënien e tensionuar Kosovë-Serbi.
Lini një Përgjigje