TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Janar 2025, 21:28

Ardhja e Trump sjell “telashe” për Kosovën, Grenell sulmon Kurtin: I solli raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët!

Shkruar nga Pamfleti

Ardhja e Trump sjell “telashe” për Kosovën, Grenell sulmon

Që në momentin që Donald Trump u zgjodh president i SHBA-ve në nëntor të 2024-ës, flitej se për Kosovën do të vinin ditë të vështira. Kjo për shkak të afërsisë që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kishte krijuar prej kohësh me një nga njerëzit e afërt të Trump, Richard Grenell, por edhe për shkak të lejeve të investimeve që Jared Kushner ka marrë në Beograd. 

Tani këto zëra po bëhen realitet. Është pikërisht i përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili i ka dhënë goditjen e parë krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurti disa javë para zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetin “X”, Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka sjellë raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët, teksa thekson faktin se Kurti ishte mbështetës i Biden.

Marrëdhëniet e SHBA me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai i solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët. Ai u dënua nga liderët evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, shkruan Grenell.

Ndërkohë që në postimin e tij, ka shpërndarë shkrimin e Kurtit të 22 korrikut të vitit të shkuar për vendimin e Joe Bidenit për largim nga gara për president në SHBA.

Kujtojmë se Grenelli në mandatin e parë të Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi.

Më 4 shtator 2020 i shtyu palët drejt arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik. Pjesë e saj ishte dhe njohja e Kosovës nga Izraeli, por që shumica e pikave të tjera nuk janë zbatuar.

Lini një Përgjigje