TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Janar 2025, 12:38

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për Dibran Hoxhajn, i njohur si "Kobra"

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis

Në Departamentin Special në Kosovë ka nisur gjykimi ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për vrasjen e Visart Cengut, më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Në shqyrtimin fillestar të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Në seancën e sotme do të dëshmojë babi i viktimës, Behar Cengu dhe dëshmitari tjetër, Vllaznim Mustafa të cilët janë të pranishëm në seancë.

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis

Dinamika e ngjajes së rëndë në Prizren

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit 2023 në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.

Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur.

Kush është autori

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.

Lini një Përgjigje