TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Janar 2025, 18:39

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e Gazës?

Shkruar nga Pamfleti

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e

Ndryshe nga paraardhësit, Trump duket se do t’i japë zgjidhje konflikteve në rajone të ndryshme në mënyrë autoritare dhe duke favorizuar “miqtë” e tij.

Ardhja në pushtet e Donald Trump, ashtu siç pritej, ka trazuar botën mbarë. Deklaratat dhe dëshirat e tij, ndonjëherë edhe të pa menduara mirë, kanë shkaktuar debate, frikë dhe konfuzion. Një nga deklaratat e tij të fundit ka tronditur Lindjen e Mesme, rajon i cili vetëm një javë më parë gjeti qetësi nga një konflikt i përgjakshëm mbi 15 mujorë, mes Hamasit dhe Izraelit.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Pasojat e sulmeve izraelite në Gaza

Trump zeroj gjithçka kishte ndodhur në këto muaj, viktimat, shkatërrimin në masë të Rripit të Gazës dhe pasojat e lëna pas nga sulmi i pamëshirshëm i Izraelit, mbi palestinezët e Gazës. Presidenti i SHBA-ve foli për një zhvendosje masive të palestinezëve nga Gaza.

Ai tha se kishte folur me mbretin e Jordanisë për ndërtimin e mundshëm të banesave dhe zhvendosjen e mbi 1 milion palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje. Trump tha se i kërkoi Abdullah II të Jordanisë, që të pranonte palestinezët në vendin e tij.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Presidenti Donald Trump, u tha gazetarëve në 'Air Force One' se dëshiron që të zhvendosë palestinezët nga Gaza (25 janar 2025)

"Unë i thashë atij se do të doja që ju të merrnit më shumë palestinezë, sepse po shikoj të gjithë Rripin e Gazës tani dhe është një rrëmujë, është një rrëmujë e vërtetë. Ju po flisni për një milion e gjysmë njerëz dhe ne thjesht e pastrojmë të gjithë këtë gjë”, tha Trump.

Kjo lëvizje e Trump do t’i hapte rrugë Izraelit të merrte Rripin e Gazës dhe do të hidhte në erë, dy dekada të politikës së jashtme të SHBA-së, e cila ka theksuar prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

A mund të kthehet rasti i Gazës në një metodologji për zgjidhjen e problemeve të ngjashme anembanë botës?

-Ukraina?

Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë me çdo kusht, sapo të vijë në pushtet. Në javën e tij të parë si president Trump, ka bërë përpjekjet e para për të arritur drejt një marrëveshje, ku u ka kërkuar palëve që të ndalojnë luftën dhe të nisin procesin e negocimit për një paqe të domosdoshme.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
27 shtator 2024, Donald Trump takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Trump Tower, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Por në optikën e ekspertëve ndërkombëtar, në kushtet akutale të konfliktit Rusi-Ukrainë, marrëveshja do të jetë tepër e dhimbshme për Kievin. Kjo për shkak se Vladimir Putin ndodhet në kushte më të favorshme dhe do të pranonte të bënte lëshime të cilat pretendon Ukraina.

Me shumë gjasa, duke parë atë që propozoi Trump për Gazën, “pastrimi” i rajoneve Donetsk-ut, Kharkiv-it, Kherson-it, Luhansk-ut dhe disa territoreve të tjera të pushtuara nga Rusia do të ishte plani i SHBA-së për paqen në Ukrainë.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Harta e rajoneve ukrainase të pushtuara nga Rusia

Thënë ndryshe, Trump do të lejojë Rusinë të mbajë rajonet e pushtuara në këmbim të paqes. Plani sigurisht do përfshijë qindra zotime të tjera mes Rusisë dhe Ukrainës, por në thelb dorëzimi i territorit mbetet esenca e paktit.

-Kosova?

Sigurisht jo në kushtet e Ukrainës dhe Gazës, por Kosova vijon të ketë probleme sa i takon komunave verioret të saj, të cilat pretendohen nga ana e Serbisë. Administrata të ndryshme në SHBA kanë propozuar qasje të ndryshme ndaj pretendimeve territoriale të të dyja palëve. Administrata e fundit së bashku me ndihmën e Bashkimit Europian, u fokusuan te zgjidhja e problemit me anë të krijimit të Asociacionit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç (majtas), Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajcak dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti (djathtas) në një takim në Bruksel, Belgjikë, 14 shtator 2023.

Kjo tentativë nuk u realizua për shkak të refuzimeve nga ana e Kosovës, kryesisht këmbënguljes së kryeministrit Albin Kurti, gjë që më pas solli sanksione nga ana e BE-së për Prishtinën.

Ndryshe nga qasja e demokratëve, Trump ka pasur edhe në administratën e tij të parë, idenë e shkëmbimit të territoreve për t’i dhënë fund një herë e mirë konfliktit Kosovë-Serbi. Një ide kjo shumë diskutuar dhe e kundërshtuar.

Në rrafshin tjetër, Trump dhe familja e tij kanë krijuar lidhje biznesi në Serbi, gjë që me shumë gjasë do të ndikojë në vendimin e Trump për zgjidhjen e këtij konflikti.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Projekti i Jared Kushner (dhëndrri i Trump), në Beograd

Një shkëmbim territoresh do t’i interesonte më së shumti Serbisë dhe në këto kushte me ndihmën e mikut të përbashkët, Richard Grenell, Aleksandër Vuçiç mund të lobojë që një propozim i tillë të vendoset në tavolinën e tij dhe të Kurtit.

“Pastrojeni atë”/ A rrezikojnë Kosova dhe Ukraina fatin e
Richard Grenell, i dërguar i Shteteve të Bashkuara për misione speciale dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Me ritmin dhe presionin që Trump po kërkon t’i zgjidh gjërat, një nëse një propozim i tillë vjen në tavolinën e liderit të Kosovës, vështirë se mund të ketë opsion refuzimin.

Ndryshe nga paraardhësit, Trump duket se do t’i japë zgjidhje konflikteve në rajone të ndryshme në mënyrë autoritare dhe duke favorizuar “miqtë” e tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje