
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një makinë ka dalë nga mbikalimi dhe ka përfunduar në aksin e nënkalimit, ku për pasojë një 17-vjeçar ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ku në makinë po udhëtonin 3 persona, mes tyre edhe i riu që humbi jetën. Shefi i repartit të Mjekimit Intensiv në Kosovë, Shaqir Uka tha se 17-vjeçari nuk ia doli dot t'i mbijetonte plagëve të marra.
"Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.
Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, por dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin. Mediat e Kosovës kanë ndarë edhe video pas aksidenti, ku shihet mjeti që ka përfunduar në rrugë pasi ka rënë ka mbikalimi.
Lini një Përgjigje