TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Gusht 2023, 07:40

​Rikthehen seancat në Speciale, ish-krerët e UÇK dalin sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
​Rikthehen seancat në Speciale, ish-krerët e UÇK dalin sot
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Ish-krerë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin ditën e sotme me 14 Gusht përsëri para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Seancat rikthehen pas një pushimi tre-javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Ky do të jetë dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë me radhë ndërsa ende nuk dihet nëse do të dëshmojë nën masa mbrojtëse të sigurisë apo me identitet të fshehur.

Deri tani, në këtë proces gjyqësor të gjithë dëshmitarët janë dëgjuare në seanca private, përveç dëshmia e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, dhe dëshmia e një oficeri britanik.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

ish-krerët e uÇk hagë

Lini një Përgjigje