TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2023, 14:43

Abstenuan për Kosovën në KiE, Daçiç: Ukraina dhe Bosnja na tradhtuan, do rishohim raportet me Kievin

Shkruar nga Pamfleti
Abstenuan për Kosovën në KiE, Daçiç: Ukraina dhe
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se është shkelur procedura në Këshillin e Evropës (KE) dhe se ata që e kanë propozuar anëtarësimin e Kosovës në KiE janë turpëruar.

Daçiç theksoi është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga Ukraina, duke shtuar se Serbia do të ndryshojë marrëdhënien me Kievin dhe Bosnje-Hercegovinën pasi abstenuan me votë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

"Ukraina na befasoi në mënyrë të pakëndshme dhe se ndërsa Serbia dënon shkeljet e integritetit territorial të Ukrainës në të gjitha rezolutat në mbarë botën, kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë, ato abstenojnë nga votimi, gjë që do të ndikojë në qëndrimin tonë të ardhshëm. Sa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH), a ka pasur ndonjëherë ndonjë fjalim timin ku të mos përmendet integriteti territorial i Bosnje dhe Hercegovinës. Tani kur dikush të pyesë, ne do të abstenojmë. Pra, pse do të ishim në favor të integriteti territorial i Bosnjë-Hercegovinës dhe vota e tyre është abstenim.”, tha Daçiç.

Ministri serb tha gjithashtu se radha e ngjarjeve tregon se kjo nuk ishte një procedurë normale, por ekskluzivisht për Kosovën që shpërblehej për diçka, pyetja e vetme është se për çfarë.

"A është ky një shpërblim për mos formimin e ZSO-së (Bashkësisë së Komunave Serbe) për 10 vjet? Si nuk ka deklaruar Këshilli i Evropës se ZSO duhet të formohet, sepse Catherine Ashton (ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së) e ka nënshkruar atë në emër të BE-së”, u shpreh Daçiç.

kosove kie dacic ukraina bosnja

Lini një Përgjigje