TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2023, 09:09

Si e shkeli Serbia dy herë brenda 24 orëve marrëveshjen e Ohrit?

Shkruar nga Pamfleti
Si e shkeli Serbia dy herë brenda 24 orëve marrëveshjen e Ohrit?
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Ohër

Mes udhëheqësve të Kosovës dhe atyre serbë po vazhdojnë përplasjet  për mosrespektimin e marrëveshjes së Ohrit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e para që ka thënë se Serbia ka shkelur  marrëveshjen e Ohrit.

Presidentja e Kosovës,ka thënë se Serbia e ka shkelur dy herë marrëveshjen e Ohrit brenda 24 orëve.

Ndërhyrja në zgjedhjet në Kosovë dhe lobimi apo votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, janë dy pikat e marrëveshjes që janë shkelur nga Serbia.

Zbatimi dhe respektimi i Marrëveshjes së Ohrit të arritur një herë më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars me pranimin e aneksit të marrëveshjes, po del të jetë temë diskutimi dhe përplasje mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Kështu ka thënë presidentja Osmani në një shkrim në Twitter, duke shtuar se “marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër.

“Serbia bëri dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel-Ohër në më pak se 24 orë: ndërhyrje të jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në kundërshtim me nenin 2), lobim dhe votim kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (në kundërshtim me nenin 4). Marrëveshje e re, por e njëjta Serbi e vjetër.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Pas deklaratës së Osmanit,  i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës serbe për deklaratën e Osmanit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar ndaj deklarimit të Osmanit.

Ai ka përmendur Asociacionin që sipas tij, është gjëja që Kosova po e shkel.

“Kur Osmani përmend shkeljet e Marrëveshjes së Brukselit, me siguri e ka fjalën për Bashkimin e Komunave Serbe. Obligimet e Prishtinës në raport me Asociacionin gjenden në gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit dhe deri më sot, 10 vjet më vonë, rezultati është zero.” – ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ai e ka quajtur absurd reagimin e Osmanit teksa ka thënë se edhe zgjedhjet komunale për katër komunat në veri, ishin absurd.

“Absurd është fjala që përshkruan më së miri filozofinë politike në Prishtinë. Dhe zgjedhjet e djeshme e vërtetuan qartë këtë.”, ka thënë ai.

Ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër ndaj komunitetit ndërkombëtar pas zgjedhjeve në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan masivisht nga komuniteti serb në atë zonë.

Vuçiç e cilësoi një kryengritje politike paqësore bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe i akuzoi zyrtarët perëndimorë që ndërmjetësojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si gënjeshtarë dhe mashtrues, duke shtuar se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj.

marrëveshjen e ohrit kosovë serbi

Lini një Përgjigje