TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Nëntor 2024, 19:54

8 të arrestuar për shpërthimin në Veri, reagon Beogradi: Hakmarrje ndaj nesh, Kurti po shfrytëzon rastin!

Shkruar nga Pamfleti

8 të arrestuar për shpërthimin në Veri, reagon Beogradi:

Beogradi zyrtar ka reaguar pas arrestimit të 8 personave të dyshuar se kanë lidhje me shpërthimin e kanalizimit të Ibër-Lepencit në Kosovë.

Serbia ka mohuar akuzat duke i cilësuar arrestimet si të pabaza dhe të motivuara politikisht. Në reagim thuhet se kjo ngjarje i ka shërbyer kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për një seri të re arrestimesh të paligjshme të serbëve dhe hakmarrje ndaj popullit serb.

“Gjatë ditës, skuadrat kriminale të Kurtit hynë në shtëpitë familjeve serbe në Zubin Potok, thyen dyer dhe dritare, i plaçkitën me gisht në këmbëz dhe të gjitha me pretekstin e veprimit në rastin e Ibër-Lepencit”, thuhet në reagimin zyrtar.

 

Lini një Përgjigje