TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Nëntor 2024, 12:39

Arrestohen disa persona për shpërthimin në veri, Kurti apel SHBA-së dhe BE-së: Dënoni Serbinë!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohen disa persona për shpërthimin në veri, Kurti apel
Shpërthimi në Zubin Patok

Ai ka thënë se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut sot pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe sekuestrimin e disa materiale të ndryshme.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën fajtore Serbinë për ngjarjen dhe kërkoi nga Uashingtoni e Brukseli dënimin e Serbisë dhe të kërkojnë përgjegjësi prej tyre.

“Policia në Kosovë nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, mbështet, dirigjon grupe të tilla kriminale që i kanë në listë të rrogave dhe në organigramë të pushtetit. Prandaj dhe ne e bëjmë fajtor Serbinë për këtë dhe kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë sidomos nga Brukseli dhe Uashingtoni që ta dënojnë Beogradin dhe të kërkojnë përgjegjësi prej tyre. Nuk është e rastësishme heshtja e presidentit të Serbisë. Nuk është e rastësishme që ata po presin sa është dëmi, sa na kanë destabilizuar në mënyrë që të shohin çfarë episodesh të tjera të organizojnë. Ky ishte sulmi i tretë në 72 orët e fundit”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, është e pamundur që sulmi të jetë organizuar nga qytetarë të zakonshëm. Pas saj, për Kurtin fshihet një organizatë profesioniste në sulme terroriste.

“Këto sulme janë kryer nga profesionistë. Unë e pashë në vendin e ngjarjes, nuk ka mundësi që këtë ta bëjë një individ apo dy, nuk ka mundësi që këtë ta bëjnë qytetarët e zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulme të këtilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin, interesin për një gjë të tillë e ka veçse Serbia. Të gjithë e dini që me datën 29 Qershor të vitit të kaluar, Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore i kemi shpallur organizata terroriste. Këto organizata sidomos Mbrojtja Civile janë me ligj në Serbi edhe në listë të rrogave atje sepse u ndahet buxhet atje. Prandaj edhe ne e mbajmë përgjegjës Serbinë për këtë”, tha ai./ Pamfleti

 

shperthimi ne zbunin patok policia e kosoves

Lini një Përgjigje