TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Nëntor 2024, 14:04

Sulmi në Kosovë, reagon PE: Mbështesim hetimin e plotë të ngjarjes!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Kosovë, reagon PE: Mbështesim hetimin e plotë

Parlamenti Europina ka reaguar pas sulmit në Zubin Patok që ka dëmtuar kanalin e ujët Ibër-Lepenic.

Pas reagimeve të shumta publike dhe thirrjeve për ndërhyrjen e BE, PE ka shprehur solidaritet për Kosovën, teksa theksoi se Kosova ka mbëhstetjen e plotë të BE për hetimin e plotë të këtij sulmi.

Parlamenti Evropian ka dënuar sulmin i cili ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, përkatësisht infrastrukturën kritike në Kosovë.

“Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e përgjegjësive të përgjegjësve për këtë sulm kriminal”, thuhet në komunikatën të cilën në emër të PE-së e kanë nënshkruar Davor Stier kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për raporte me Kosovën si dhe Riho Terras, raportuesi për Kosovën në këtë institucion.

Lini një Përgjigje