TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2023, 16:32

Zoti Ministër i Brendshëm! Përse nuk arrestohet Luci i Ramës që organizoi grabitjen e velierës? Çfarë thotë Kodi Penal?

Shkruar nga Pamfleti
Zoti Ministër i Brendshëm! Përse nuk arrestohet Luci i Ramës
Peshkarexha "Rozafa 14" dhe Gjergj Luca me ministrin e Brendshëm Taulant Balla /

Skandali i policisë është thelluar edhe më tej, me lënien të lirë të peshkarexhës “Rozafa 14” në orën 5 të mëngjesit të datës 16 nëntor, paçka se ishte sekuestruar në flagrancë si mjet i përdorur në krim të organizuar...

Pavarësisht se policia nuk e përmendi emrin e kompanisë “Rozafa”, është fakt që klienti i kryeministrit Edi Rama, peshkatari Gjergj Luci, ka organizuar rrëmbimin e velierës “Bavaria 50”, gjetur e braktisur në det më 14 qershor 2023 dhe futur në sekuestro nga shteti Shqiptar.

Mesnatën e datës 14 nëntor 2023, “cubi” Gjergj Luci ka dërguar peshkarexhën “Rozafa 14” me kapitenin Andon Nako e 4 peshkatarët e tij egjiptianë, për të rrëmbyer velierën në Portin e Limionit në Sarandë, ku policia e mbante të bllokuar.

Me lejen e Policisë Kufitare Detare e Policisë së Shtetit- Sarandë, banda e Gjergj Lucit u fut lirshëm me peshkarexhë në portin ushtarak të Limionit dhe rimorkioi Velierën e u largua.

Pa asnjë dyshim, që rrëmbimi i saj në prezencë të policisë, nuk është “mungesë vigjilence” e policëve roje, siç e serviri kupola e policisë, por është skenar i saj, që Luci i Bablokut ta rrëmbente velierën e më pas të thuhej: - “U grabit nga persona të pa identifikuar”.

Skenari i rrëmbimit u realizua, por zgjati nga Saranda deri në zonën detare të Semanit në Fier, sepse sipas informacionit, te radarët detar ka akses dhe Guardia di Financa, e cila u fut në aksion dhe kapën velierën që po e rimorkionet peshkarexha “Rozafa 14”.

Prandaj shefat e Policisë Kufitare, Delta Forca- Albania e Policisë, që i krijuan Lucit terren për ta rrëmbyer velierën, e lanë në heshtje deri në Seman dhe nuk e fshehën dot, por e raportuan si “aksion të përshbashkët” me Guardia di Financën.

U arrestua kapiteni shqiptar dhe 4 peshkatarët egjiptianë të peshkarxhës “Rozafa 14”, por nuk u arrestua pronari Gjergj Luca, i cili është organizatori, urdhëruesi dhe financuesi i rrëmbimit të velierës në bazën portuale detare të Limionit në Sarandë.

Për klientelizëm dhe dy standardet e policisë, po i bëjmë këtë pyetje Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: - Përse nuk po procedohet e nuk arrestohet peshkatari Luc i Edi Ramës, gjersa peshkarexha e përdorur dhe rrëmëbyesit e velierës janë të atij e të dërguar prej tij?

Sidomos pas informacionit të dorëzuar nga Anti-trafiku, se Gjergj Luci do ta trafikonte velierën në Malin e Zi te grupi serbo-malazez i Vladan Bojiç, ortak i tij te firma “Dando Fish Shëngjini”.

Zoti ministër! Arrestimin e Gjergj Lucës e detyron Kodi Penal në 4 nene të tij, konkretisht: neni i 26,  neni 27, neni 28, neni 36, neni 139 e neni 142, të cilët polica i njeh mirë, sepse vetëm gjatë vitit 2023, ka prangosur e proceduar 113 persona për rrëmbim pasurie publike e private.

Por skandali është thelluar, me lënien lirë të peshkarexhës “Rozafa 14” në orën 5 të mëngjesit të datës 16 nëntor, paçka se ishte sekuestruar në flagrancë si mjeti i kryerjes së krimit./Pamfleti

 

gjergj luca veliera rozafa14 edi rama ministri i brendshëm

Lini një Përgjigje