
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar vendin që zë bujqësia në buxhetin e ri të shtetit, e cila sipas saj, duhet të ishte më e madhe.
Sot, produktet shqiptare nuk dalin dot në treg, thotë Tabaku, teksa shton se ato hidhen me shumicë.
Tabaku shkruan se krahas faktit që Bujqësia është e varfër as qeveria nuk ofron asgjë, “veç radhëve dhe korrupsionit. Pasi ku ka radhë ka dhe korrupsion”.
“Të gjithë do mendonim se duke qenë se bujqësia zë 25% të Produktit të Brendshëm Bruto dhe 1/3 e popullsisë jeton e punon me fshatin, do të kishte një mbështetje shumë të madhe buxhetore.
Sot produktet shqiptare nuk dalin dot në treg, hidhen me shumicë. Ndërkohë që nga ana tjetër, bujqësia për tre gjashtëmujorët e parë ka qenë në rënie, nuk ka pasur në mënyrë absolute asnjë rritje dhe ndikim në Produktin e Brendshëm Bruto.
Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse mbështetja buxhetore është më e ulëta e mundshme.
0.19% e Produktit të Brendshëm Bruto, 9% rënie nga viti i shkuar, në një vit kur edhe fondet e IPARD si rezultat i arrogancës dhe korrupsionit nuk janë më mundësi për fshatin.
Qeveria shqiptare duhet të kuptojë që pa mbështetur punën, pa mbështetur fshatin, pa mbështetur bujqësinë është e pamundur që të ringrihet një ekonomi e tërë që sot jeton vetëm fal punës së tyre”, shkruan Tabaku në Facebook.
Lini një Përgjigje