Për analistin Poli Hoxha, Sali Berisha tashmë ka dy rrugë, ose të kërkojë azil politik, duke qenë akuzon qeverinë, ose që të shkojë në SPAK.
Sipas analistit, mundësia më e mirë është të shkojë në SPAK dhe në këtë mënyrë nëse procesi ndaj tij është antikushtetuese, ai ka mundësi të dalë më i fuqishëm.
"Berisha ka zgjedhur një rrugë politike. Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK. Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë antikushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.’- tha Hoxha.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Poli Hoxha tha se me këtë opozitë, mazhoranca aktuale fiton jo mandatin e katërt, por edhe 15 mandate. Sipas tij Berisha e ka aksionin politik vetëm për interesat e tij personale.
‘Fitojnë me shumicën e pakicës. Sa vjen dhe rritet marzhi i qytetarëve bojkotues që shkon gati 60 e ca %. PS fiton me rreth 40 e ca %. E ka sigurt fitoren me këtë lloj opozitë. PD-ja ka ngelur në vend! Nuk ka alternativë. Berisha flet për hallin e tij. Nuk mund të mundësh Edi Ramën me këtë lloj opozite. Jo 4 mandate, por 15 mandate mund të rrijë me këtë ‘stausquo’. Që kur u shpall non grata, nuk pamë asnjë riorganizim të PD-së. Asnjë hapje asnjë figurë të re, e përdori për qëllime të veta. Dështime në zgjedhjet e 14 majit. Humbi Kukësin, Rrogozhinën dhe të gjitha këto tregojnë se nuk ka pasur frymën për opozitë. Kjo ka qenë një lëvizje personale që në fillim për non gratën."- tha Hoxha.
Lini një Përgjigje