Ditën e sotme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Pallatin e Kongreseve, ku po mbahet “Panari i Librit”.
Gjatë vizitës së tij, Basha ka marrë nga Ben Blushi, librin e fundit të tij “Komploti”, shoqëruar dhe me një autograf.
Basha ishte i shoqëruar nga deputetja Flutura Açka dhe drejtuesi i këshillit Euroatlantik në PD, Preç Zogaj, njëherazi të dy edhe shkrimtarë.
Panairi i Librit filloi të mërkurën më 15 nëntor edicionin e 26-të dhe do të zgjasë deri ditën e hënë më 19 nëntor.
Lini një Përgjigje