
Luhatjet e shumta të humorit dhe qëndrimeve ndaj njerëzve që e rrethojnë, janë nga sjelljet e Ilir Metës, që kanë tërhequr më shumë vëmendje. Një nga ato raste është sjellja e tij ndaj vjehrrës së tij.
Kur vetëm disa ditë më parë, nëna e Monika Kryemadhit u morë në pyetje për orë të tëra në SPAK, kreu i PL-së u shfaq i pa interesuar për çfarë kishte ndodhur. Ai deklaroi se Fatime Kryemadhi përgjigjet vetë, para drejtësisë së bashku me vajzën e saj.
“Nuk përbën asnjë interes për mua. Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet Partia e Lirisë nuk sekuestrohet”, tha ndër të tjera Meta, ditën që u mor në pyetje Fatime Kryemadhi.
Por sot krejt papritur, i ka kushtuar një urim për ditëlindje, vjehrrës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta e quan atë ‘zonjë e hekurt dhe e palodhur’. Pas vrullit të madh që mori duke i bërë të gjithë armiq, Meta ka bërë një kthesë 360 gradë.
“Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falënderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës. Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur! I uroj edhe 100 pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt”, shkruan Meta në “Facebook”.
Lini një Përgjigje