TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2024, 12:11

"97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha", Mit’hat Havari: Ishte si Enveri, bënte gjithçka për pushtet

Shkruar nga Pamfleti

"97 e ka organizuar dhe stimuluar Sali Berisha", Mit’hat Havari:

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari tha se ish-kryeministri Berisha është përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të shtetit në vitin 1997.

Ai shprehet se pas trazirave të viteve 97’ qëndron Berisha, teksa shtoi se në ato vite janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda saqë arriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta.

Havari tha gjithashtu se nëse Berisha do të kishte gen demokrati, duhet të ishte larguar pasi sipas tij s’mund të jesh i përjetshëm. Ish-drejtuesi i policisë rrëfen se në vitin 1997 qeveria që drejtohej nga Berisha me firmat piramidale, ra dhe shprehet se u gëzua njësoj si me komunizmin.

“Unë di një gjë, që ‘97 e ka organizuar, themeluar dhe stimuluar një emër dhe ai është Sali Berisha, s’ka dorë të dytë, s’kanë punë grekët fare. Po të ishte ai demokrat, po të kishte gen demokrati, ti s’mund të jesh i përjetshëm. Populli shqiptar ishte i papërgatitur për një demokraci liberale ku u gjend të nesërmen, pa punë dhe shumë shpejt reflektoi dhe ia dha votat të majtës. S’donte t’i rrëzohej pushteti, se do e merrte siç e mori në 2005. Do e merrte se dhe të majtët nuk ishin të përgatitur për demokracinë. Unë kam punuar me të majtët nga ‘97 dhe janë bërë shumë gabime dhe gafa të rënda sa mbërriti deri aty sa me votë të lirë fitoi e djathta, kanë qenë zgjedhje të lira të 2005-ës.

Në vitin 1997 qeveria destruktive që drejtohej nga Sali Berisha me firmat piramidale, ra dhe unë jam gëzuar identik si me komunizmin. Anarshia, armët në duart e popullit, u shkatërrua gjithçka, depo armatimi në duart e njerëzve të thjeshtë, krimi i rrugës, vrasjet, grabitjet, prostitucioni që rrëmbenin vajzat dhe i çonin në perëndim, terrore të papara në 100 vitet e fundit ndodhnin pikërisht aty. E gjitha kjo për shkak të pushtetit. Nëse Enver Hoxha mbajti ato qëndrime me ato raprezalje dhe presion për shkak të pushtetit dhe Sali Berisha me të tijët, por kryesisht ai, është përgjegjësi i vetëm dhe s’ka të dytë për shkak të pushtetit. U krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar me Bashkim Finon kryeministër dhe mua më thirrën.

Ministër i Brendshëm në atë kohë ishte Neritan Ceka. Më ofruan Beratin. Në Berat ishte bërë batërdia. Para meje kishin thirrur nja 4-5 oficera të majtë, të pushtit dhe nuk kishin pranuar, kishin refuzuar nga frika. Sigurisht unë shkova, e prisja, e ëndërroja Beratin dhe këtë më shumë për t’i thyer hundët atij ministri që mbajti qëndrimin ndaj meje në 95 kur isha shef kabineti, por dhe më shumë se kaq dhe për ideale.

Shkova në Berat dhe ishte shkrumbuar qyteti i gjithë, ishin fshehur të gjithë, tanke, topa, mitraloza hedhur rrugëve, shtëpi të shkatërruara. Për 7 muaj me një punë titanike, ku janë vrarë dhe 2 kriminelë nga policia dhe mua nuk mu vra asnjë polic, ktheva rendin. Atëherë ishte kryeministër Fatos Nano për të cilin unë kam respekt. Ka qenë një kryeministër intelektual, inteligjent. Ka bërë burg politik nga kundërshtari politik, u ngrit dhe hodhi teorinë e gjithëpërfshirjes. Gjithëpërfshirja isha dhe unë aty se isha shqiptar dhe s’ka rëndësi nëse isha i majtë apo i djathtë. Z. Nano më emëroi në Shkodër, e cila ishte vendi i trazirave”, tha ai për RTSH.

Lini një Përgjigje