Një natë para se Gjykata e Lartë të merrte vendimin për Metën në vitin 2012, Berisha i shkoi te Gjiri i Lalëzit dhe pinin të dy verë. Me pak fjalë doktori e kishte mbyllur historinë dhe Meta e ftoi në shtëpinë e tij. Por harron i shkreti Like se Berisha tani nuk ka asgjë në dorë...
Sado vërtiten, bëjnë sikur nuk flasin apo kanë ndarje mes tyre, në fund të dy krah njëri-tjetrit përfundojnë, kjo pasi i bashkon i njëjti hall: Burgu.
E kemi fjalën për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Pas gati një viti distancim, ish-Presidenti duket se sërish ka shkuar te “non grata” për të gjetur shpëtim nga sëpata e drejtësisë. Pas humbjes së zgjedhjeve majin që lamë pas, Meta doli nga qarkullimi dhe ndërpreu takimet me Berishën. Më pas nisi madje dhe ta “thumbonte”, duke thënë se duhet një kryeministër që njihet nga ndërkombëtarët, me pak fjalë jo një “non grata”. Po ashtu ka thënë se koalicioni opozitar nuk ka funksionuar. Mirëpo, tani që PL është shkatërruar dhe besnikët e kanë lënë në baltë, Metës i ka mbetur vetëm një njeri për të gjetur shpëtim: Sali Berisha.
Sot ish-Presidenti shkoi për herë të parë poshtë dritares së Berishës, duke i kërkuar ndihmë. Meta u distancua nga doktori me shpresën se amerikanët do e falnin dhe do të ndikonin te SPAK që ai të mos hetojë. Por, teksa e ka kuptuar se për SHBA të korruptuarit nuk kanë dallim, duket se ka shkuar sërish te doktori dhe po i shtrin dorën e bashkëpunimit. Meta ja bëri të qartë Berishës se duhet të bëhen bashkë kundër drejtësisë, me shpresën se duke intimiduar dhe kërcënuar prokurorët do qëndrojnë jashtë burgut.
Berisha në fakt ja hodhi deri diku, pasi është në arrest shtëpie, por Meta mund të dergjet burgjeve dhe tani shpresa e vetme është doktori. Meta kujton se është Berisha njësoj si ai i periudhës kur i mbylli aferën me Dritan Priftin.
Më 15 janar 2012, një natë para se Gjykata e Lartë të merrte vendimin për Metën, Berisha i shkoi te Gjiri i Lalëzit dhe pinin të dy verë. Me pak fjalë doktori e kishte mbyllur historinë dhe Meta e ftoi në shtëpinë e tij. Por harron i shkreti Like se Berisha tani nuk ka asgjë në dorë. Madje vetë doktori e la në baltë, as emrin nuk i përmendi. Berisha thjesht përshëndeti me një fjali konventën dhe e injoroi totalisht Liken, i cili duket se tani nuk ka asnjë alternativë shpëtimi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje