
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dënuar sulmin ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj, të cilit ju vendos një sasi tritoli në banesë,
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi kërkoi zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 28, 2024
“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.
Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cenimin e sigurisë ndaj magjistratëve”, shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje