TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 09:38

Zjarri në Kuvend, mazhoranca kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Kuvend, mazhoranca kërkon përjashtimin e 4

Pas kaosit të shkaktuar të hënën në Parlament, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e katër deputetëve demokratë...

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetët e opozitës pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të hënës, ku pritej të miratohej projektbuxheti për vitin 2024.

Socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së. Ata janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.

Kujtojmë se ditën e hënë Kuvendi u përfshi në kaos total, ku deputetët e opozitës zbatuan planin e tyre për moslejimin e zhvillimit normal të seancës ku pritej të votohej projektbuxheti i vitit 2024.

Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancës plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës. Disa prej tyre ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e punës, ndërsa një prej tyre mori flakë.

Edhe pse në mes të kaosit, Parlamenti miratoi me 73 vota pro projektbuxhetin.

Ndërkohë, në lidhje me kaosin e shkaktuar në Kuvend kanë reaguar edhe Diplomacia Ndërkombëtare.

Ambasada Britanike dhe ajo e SHBA-së në Tiranë kanë dhënë ultimatum që të marrë fund konflikti në Kuvend.
Teksa dy ditë më parë opozita i vuri flakën një prej tavolinave, sot ditën e djeshme selitë e rëndësishme diplomatike kanë dërguar mesazhe të qartë ndaj Sali Berishës dhe Edi Ramës.

SHBA e Britania dënojnë dhunën, teksa ja bëjnë të qartë mazhorancës se duhet të lëshojë pe ndaj opozitës. Si Londra ashtu dhe Uashingtoni kërkojnë dialog sa më të shpejtë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në një koment mbi këto zhvillime, vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar". 

Ndërsa ambasada Britanike me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facbeook’, ju është drejtuar me një thirrje si mazhorancës ashtu dhe opozitës, duke ju kërkuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog.

"Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve", shkruan ambasada Britanike. 

kuvend mazhoranca

Lini një Përgjigje