TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2025, 08:33

“Zien” PS, Rama zyrtarizon largimin e Braçes nga Qarku i Fierit!

Shkruar nga Pamfleti
“Zien” PS, Rama zyrtarizon largimin e Braçes nga Qarku i
Rama-Braçe gjatë fushatave të kaluara

Të shtunën paradite, Rama ka pasur një takim me organizatat socialiste në Divjakë, ku është rënë dakord që deputeti socialist të angazhohet në Tiranë...

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar largimin e Erion Braçes nga Qarku i Fierit.

U përfol që pak ditë më parë se ai mund të mos jetë më deputet në këtë zonë dhe duket se kjo është vulosur dje.

Sipas burimeve, të shtunën paradite, Rama ka pasur një takim me organizatat socialiste në Divjakë, ku është rënë dakord që deputeti socialist të angazhohet në Tiranë.

Prej vitesh Braçe kishte në patronazh zonën e Lushnjes, mirëpo përplasjet me përfaqësues të tjerë në qarkun e Fierit, si dhe me grupin që ka dërguar atje Rama për zgjedhjet, kanë bërë që ai të lëvizë.

Lajmi qarkulloi që pak ditë më parë dhe Braçe në një reagim për mediat tha se nuk ishte në dijeni të një lëvizje të tillë. Por si duket ujërat në PS janë trazuar dhe Braçe është larguar.

Lëvizja e tij vjen pas asaj që ndodhi në Kukës. Rama largoi Pandeli Majkon dhe dërgoi atje Eduard Shalsin. Nuk dihet ende nëse kjo lëvizje e kryeministrit, u bë për të “shpërblyer” Shalsin, apo ishte i pakënaqur nga Majko, i cili u kalua në Kavajë. Vetë Berisha akuzoi deputetin socialist se dilte në një përgjim aferash.

Ajo që bie në sy është se Rama e ka lënë pas dore qeverinë dhe fokusi kryesor janë zgjedhjet. Ndonëse PD vijon të jetë në krizë, socialistë janë hedhur në aksion për të siguruar sa më shumë vota. Nuk dihet nëse Ramën e trembin partitë e reja, apo synon 84 mandate për të qenë “vetë Ali dhe vetë Kadi”.

Padyshim, pazari më i madh do të bëhet me votën e diasporës. Gjithë deputetët janë angazhuar për të siguruar sa më shumë vota jashtë. Ata që nuk zhvillojnë takime në diasporë, kontaktojnë të afërmit e emigrantëve që jetojnë këtu për t’i bindur ata jashtë të votojnë PS. Pra patronazhistët janë hedhur në sulm.

Ndërkohë që interesante do të jetë lista e kandidatëve për deputetë, pasi zërat flasin për spastrime në PS. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje