
Kreu demokrat Sali Berisha e ka kushtëzuar pjesëmarrjen e opozitës në dy komisionet e posaçme parlamentare, atë të Reformës Zgjedhore dhe Territoriales, me praninë e ndërkombëtarëve.
Ndërsa socialistët kanë paraqitur propozimin e tyre për ngritjen e dy komisioneve, që do të përbëhen nga 17 deputetë secili, me raportet 9 anëtarë PS dhe 8 opozita, Berisha ka deklaruar gjatë një konference për mediat, se PD kërkon praninë e ndërkombëtarëve.
“Pretendojnë për dy komisione, por asnjë komision nuk do të ketë pa Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale për reformën territoriale dhe pa ODIHR dhe Komisionin e Venecias.
Të vijnë institucionet ndërkombëtare. Është e gabuar se marrin vitin 2008, e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre. T
ë vijë dhe të marrin ODIHR, specialistë nga Venecia, ekspertë edhe në të drejtën elektorale dhe jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet edhe të tjera.
Por me Fatmir Xhafajn, me Damian Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, njeriut që i vjedhin 7 mln euro, shko edhe shihni gjirin e Manastirit se si e ka bërë me Ramën.
Këta nuk kanë interes reformash, por vetëm si të shkatërrojnë çdo gjë që është që të qëndrojnë në pushtet”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje