Kryeministri Edi Rama ka pritur sot, 8 tetor, në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams.
Rama dhe Adams po mbajnë një deklaratë të përbashkët, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë.
“Më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar, për të parë nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë”, u shpreh fillimisht kreu i qeverisë, duke shtuar me humor “se do e prezantojë me Diellën”, ministren me Inteligjencë Artificiale.
Ndërkohë në fjalën e tij kryetarin e Bashkisë së New York nuk i kurseu lavdet ndaj kryeministrit.
“Kur mendon, 25 vjet më parë ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë sot, nën këtë udhëheqje, shihni një qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur. Pasja e një ministreje të AI, duke kuptuar rolin që do luajë Inteligjenca Artificiale në qytet”, iu përgjigj Adams.
Mediat amerikane i kanë kushtuar një artikull vizitës së kryebashkiakut të Neww York Eric Adams në Shqipëri.
Në artikullin e 'Gothamist', preket se një pjesë e vizitës së Adams në Shqipëri do të paguhet nga qeveria shqiptare.
Bëhet me dije se qeveria shqiptare do të paguajë konston e qëndrimit të Adams në Shqipëri për 4 ditë si dhe pjesën e transportit në vend. Ditën e djeshme, Adams u ul në qytetin e Vlorës me një helikopter të ushtrisë shqiptare.
Ndërkohë që në këtë media theksohet se kryetarët e bashkive nuk duhet të lejohen që të pranojnë dhurata nga qeveritë e huaja. Po ashtu theksohet se Shqipëria ka shumë pak vlerë ekonomike për qytetin e New York dhe nuk do të bëhet kurrë parnerë i rëndësishëm.
Lini një Përgjigje