
Partia Demokratike dhe aleatët e saj në koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ po përballen me një rezultat humbës nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa socialistët e Edi Ramës nga numërimet e më shumë se gjysmës së votave, kanë siguruar një rezultat më të mirë se ai i 4 viteve më parë, kur kishin 74 mandate deputetësh.
Ndërkohë kanë nisur edhe zërat e parë nga rradhët e demokratëve që zgjedhjet nuk duhen njohur.
Nikola Kedhi, anëtar i Brain Gain në PD, shprehet se një masakër e tillë elektorale nuk mund të pranohet. Në një intervistë për Syri Tv, Kedhi shprehet gjithsesi vendimi i takon kreut demokrat, Sali Berisha.
“PD është e vendosur të jetë në krah të komisionerëve dhe të numëruesve deri sa të numërohet edhe vota e fundit e shqiptarëve. Natyrisht, këto nuk janë zgjedhje për t'u njohur në opinonin tim personal, sepse ky qëndrim politik mbahet nga kryetari i PD-së. Nuk mund të pranohet një masakër e tillë elektorale.
Për PD, vota është e shenjtë dhe qëndron në bazë, në thelb të çdo sistemi demokratik dhe të çdo vendi që aspiron të jetë i lirë. Këtë e tha dhe Berisha, që jemi në primare të çdo individi që ka të bëjë me këtë proces. Ata janë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe kanë nevojë për të gjithë ne. Nuk e prisja këtë rezultat. Denoncimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme nga PD. Ishte vetëm PD që bëri këto denoncime dhe asnjë parti tjetër”, shprehet Kedhi.
Lini një Përgjigje