TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 12:48

Zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi

Depuetetët Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi kanë dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit.

Belind Këlliçi kandidon për kryetar të bashkisë së Tiranës me koalicionin opozitar "Bashkë Fitojmë", ku është përballë kryetarit aktual Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë sot, pas kësaj seance do të dorëzoj mandatin e deputetit, sepse me besim të plotë i kam hyrë një projekti të madh politik. Duke nisur nga nesër unë do të jem kandidati i të gjithë qytetarëve të Tiranës. Po hyj në një garë për të drejtuar Bashkinë e qytetit ku linda e u rrita, qytetit që e dua shumë e ku nesër dua të rris fëmijët e mi. Nuk ka dyshim se Tirana e ndjen nevojën për ndryshim ashtu si e gjithë Shqipëria,” tha dje Këlliçi në Kuvend.

Po ashtu përkrah Këlliçit dhe edhe Luçiano Boçi, do të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar bashkie në Elbasan.

Teksa  mbajti fjalën në Kuvend Boçi shprehet se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Bashkisë së Elbasanit.

“Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë. Privilegj për të qenë në Bashkinë time të Elbasanit. E shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme,” tha Boçi.

Asnjëri prej dy deputetëve nuk përfaqësohet në këto zgjedhje me logon e Partisë Demokratike, pasi të drejtën e ka grupimi zyrtar me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Por sipas një skenari të PD së Alibeajt disa bashki t’u lihen kandidatëve të ‘Rithemelimit’, një kërkesë që ka ardhur kjo edhe nga degët e partisë, si ajo në Vaun e Dejës apo e Elbasanit.

 

luciano boçi belind këlliçi

Lini një Përgjigje