TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2025, 10:49

Zgjedhjet e 11 Majit, mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, mbërrijnë votat e para të diasporës

Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës. Mësohet se votat e mbërritura janë duke u procesuar nga sistemi postar dhe ende nuk kanë mbërritur në Parkun Olimpik.

Ndërkohë, numri i emigrantëve që e kanë dhënë votën deri tani janë 111, të paktën kështu ka deklaruar komisioneri Ilirjan Celibashi, numër që është rritur në orët në vijim, por pritet të konfirmohet nga kompania DHL e cila është duke u marrë me këtë proces.

Bëhet e ditur se janë rreth 9000 emigrantë që e kanë marrë në dorëzim fletën e votimit dhe rreth 100 mijë fletë të vulosura që janë dërguar në shtetet përkatëse nga qarqe të ndryshme. Ende nuk ka përfunduar procesi dhe pritet të merren në dorëzim nga emigrantët shqiptarë.

Votuesit nga jashtë do kenë 3 ditë afat për të plotësuar fletën e votimit, e më pas për ta dorëzuar në postë. Qytetarët që votojnë nga jashtë Shqipërie nuk do të bëjnë asnjë pagesë, pasi si në dërgimin e fletës së votimit dhe në kthimin e saj gjithçka do të paguhet nga KQZ.

Shpërndarja e fletëve të votimit do të bëhet në 85 shtete të botës. Çdo zarf që vjen pas orës 19:00 të datës 11 Maj, nuk do të numërohet.

Lini një Përgjigje