TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2025, 09:55

"200 mijë lekë gjobë kot qytetarit", Erion Braçe denoncon Policinë Bashkiake: Shihni fotot e videon dhe gjykoni vetë

Shkruar nga Pamfleti
"200 mijë lekë gjobë kot qytetarit", Erion Braçe
Deputeti i PS, Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe ka denoncuar në Policinë Bashkiake, e cila sipas tij i ka vendosur një qytetari një gjobë pa të drejtë.

Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.

Sipas deputetit, Sabriu është në kërkim të së drejtës së tij prej katër muajsh, por deri tani nuk ka mundur të gjejë zgjidhje, duke hasur në heshtje dhe mungesë përgjegjësie institucionale.

“Një qytetar i moshuar gjobitet për pemët që i ka krasitur për mirëmbajtje, por jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune” shkruan Braçe, duke sulmuar kështu Policinë Bashkiake.

Deputeti theksoi se nuk është e pranueshme që qytetarët të ndëshkohen për kujdesin ndaj mjedisit dhe se ky është një shembull i keqpërdorimit të policisë bashkiake nga strukturat vendore.

Postimi i plotë i Braçes:

 

 

erion braçe denoncon policinë bashkiake

Lini një Përgjigje