Noka ka skualifikuar Salianjin, Kokalarin dhe Balliun, ndërsa Mereme Sela është deri më tani kandidatja e vetme përballë Berishës, emër i panjohur në politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur për kandidaturat në zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.
Noka ka skualifikuar nga gara ish deputetin Ervin Salianji, aktivisten Evi Kokalarin dhe avokaten Alesia Balliun.
Tani ende në garë është mjekja e QSUT, Mereme Sela.
“Tani, unë në 13 mars kur kryesia e PD ka marrë vendim kryesia e PD për çeljen e garës për kryetar, ju kam komunikuar që gara është hapur dhe besoj që kemi qenë transparent. Tani, ka një muaj, ka patur çdokush që aspiron për të aplikuar dhe ka afat deri në 12 të natës”, tha Noka.
Për Nokën, Mereme Sela deri më tani kandidatja e vetme përballë Berishës dhe për të do të shihet nëse plotëson kushtet.
Në garën farsë për kryetarin e Partisë Demokratike, emri i vetëm që është regjistruar përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike është ai i Mereme Selës, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sela nuk është një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe as pjesë e strukturave drejtuese të PD-së. Ajo vetë e pranon këtë.
“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë”, tha pas dorëzimit të kandidaturës së saj në selinë blu, duke theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.
Sela deklaroi se është anëtare e Partisë Demokratike që prej vitit 2014, ndërsa në primaret e vitit të kaluar në qarkun e Durrësit mori vetëm 43 vota, një rezultat modest që megjithatë nuk e ka penguar të hyjë në garën për drejtimin e partisë.
Ndërsa Ervin Salianji e ka çuar kandidaturën e tij në seli pëmes përfaqësuesve, por ata nuk janë lejuar të futen brenda, më pas kandidaturën e tij e ka dorëzuar në formë elektronike. Në të njëjtën formë ka vepruar edhe Kokalari apo Balliu, pasi përfaqësues të tyre janë ndeshur me të njëjtën situatë në selinë blu.
Në darkë do të mësohet kandidaturat zyrtare, ndërsa Berisha ndodhet në Zagreb, në forumin e IDU-s.
Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës kandidati duhet të ketë patur dhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD. Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare, kusht që kandiatja e vetme në garë nuk e plotëson.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit finalizohet më 23 maj, në fund të muajit të ardhshëm demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar, për të diskutuar mbi aksionet e PD-së dhe ndryshimet në strukturat e saj.
kanditon saliu po me saliun ose me sakt me nje bubuzhel, poshte sllavo-komunistat