TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 14:05

I refuzuan kandidimin për kreun e PD, reagon Alesia Balliu: Nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
I refuzuan kandidimin për kreun e PD, reagon Alesia Balliu: Nuk do e
Alesia Balliu

Në ditën kur Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj, procesi është shoqëruar me polemika dhe përjashtime kandidatësh. Pas Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit, edhe Alesia Balliu nuk është pranuar si kandidate në këtë garë.

Mësohet se kërkesa e Balliut për të hyrë në garë nuk është marrë në shqyrtim nga strukturat përkatëse, duke e lënë atë jashtë procesit zgjedhor.

Pas këtij vendimi, Balliu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzon drejtuesin e PD-së, Sali Berisha, për shmangie nga gara dhe mungesë transparence.

“Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.

Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.

Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh, por ti zgjodhe moshën më të keqe.

PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.”, shkruan Balliu.

kandidim kreu i pd alesia balliu

Lini një Përgjigje