TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 12:36

Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera s’do jetë kurrë e hapur për “Gysin”

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun e PD, Noka sulmon Salianjin: Dera s’do jetë
Gara për kreun e PD, Noka sulomon Salianji

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka nga selia blu nuk do të jetë e hapur për Ervin Salinajin që e etiketoi si “Gysi” (Ergys Agasi) duke paralajmëruar mospranimin e kandidaturës së Ervin Salianjit, i cili është akuzuar nga Berisha për Agasin. 

“Dyert e PD janë të hapura. Për Gysin s’do jetë kurrë kjo derë e hapur. Kur të caktohet gara për administratorin e Gysit le të aplikojnë të gjithë, për PD duhet të jesh pikësëpari demokrat, jo t’i shërbesh Ramës, duhet të jesh njeri që u shërben demokratëve.”, tha Noka në një prononcim për mediat.

Sot ish deputeti Ervin Salianji tentoi të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e tij për kreun e PD-së, përmes përfaqësuesve të tij, por ai nuk është pranuar me argumentin se zyrat e selisë blu janë bosh, dhe nuk ka persona për administrimin e dokumentacionit.

Përfaqësuesit e Salianjit pretendojnë që e gjitha kjo është e inskenuar pasi ka një “frikë nga gara”.

Në garë për kreun e PD tentoi të hynte edhe Evi Kokalari (aktiviste) por u rezufua, Mereme Sela (mjeke) dhe Alesia Balliu.

Kjo e fundit, ish-anëtare e Këshillit të PD-së dhe kritike e Berishës.

Emër suprizë mbetet ai i mjekes, me një profil më të ulët publik, por që ka qenë e angazhuar në këtë parti dhe ka marrë pjesë në Primare.

Ndërkohë, Noka, deklaroi se demokratët kanë qenë tejet transparent në këtë proces.

“Ka pasur një muaj kohë për këdo që aspiron.", tha ai.

gara për kreun e pd noka sulomon salianji

Lini një Përgjigje