TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2026, 14:14

Ministrja Mirela Kumbaro paraqitet në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja Mirela Kumbaro paraqitet në SPAK!
Kumbaro në SPAK

Ministrat socialistë ngjitin njëri pas tjetrit shkallët e SPAK...

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas një kërkese të mëparshme nga organi hetues.

Kumbaro ka shkuar në SPAK rreth orës 13:00 ndërsa nuk dihen ende arsyet se përse është thirrur në prokurori.

Kumbaro ka mbajtur më herët postin e ministres së Kulturës dhe atë të Mjedisit dhe Turizmit. Nuk dihet nëse ka të bëjë me abuzime nga ana e saj, apo është thirrur në cilësinë e dëshmitares. 

Duket se SPAK është kthyer në një ambient “komod” për socialistët, pasi një pjesë e madhe e ministrave dhe deputetëve të saj i kanë ngjitur ato shkallë. Pritet të shihet në orët në vijim se cila ka qenë arsyeja që Kumbaro ka shkuar në SPAK.

mirela kumbaro spak

1 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    PS ka themeluar dhe krijuar SPAK per te thirrur,hetuar dhe denuar separi vehten dhe anetaret dhe pushtetaret e saje , pastaj .......... !

    Lini një Përgjigje