TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 17:00

Zbulohet emri i deputetit që do të marrë mandatin e Jurgis Çyrbes, KQZ mblidhet nesër

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet emri i deputetit që do të marrë mandatin e Jurgis

Mësohet emri i deputetit më të ri socialist, i cili do të marrë mandatin e lënë nga Jurgis Çyrbja.

KQZ njofton se nesër do të zhvillohet seanca publike nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës,  Erjon Meka.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Premte, datë 18.10.2024 në orën 13:00.

Rendi i ditës: Projektvendim ‘Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka’”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme mori më 11 tetor  të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, kur drejtonte Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

Lini një Përgjigje