TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 15:29

"As media nuk u lejua në Kuvend", Zhupa: Urdhri i Spiropalit për të mos i prishur fjalimin e propagandës

Shkruar nga Pamfleti

"As media nuk u lejua në Kuvend", Zhupa: Urdhri i Spiropalit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur lidhur me kaosin që përfshiu Kuvendin si brenda ashtu edhe jashtë.

Deputetët e opozitës që ishin përjashtuar tentuan të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit dhe kaq mjaftoi që situata të degradonte në dhunë.

Por përtej dhunës ndaj ligjvënësve, mediat dhe gazetarët e pranishëm u penguan të kryenin detyrën e tyre nga efektivët e Gardës së Republikës.

Lidhur me këtë, deputetja Ina Zhupa deklaroi se kjo situatë është skandaloze. Ajo shtoi se nuk ka asnjë arsye për këtë vendim, thjesht morën urdhër politik nga Elisa Spiropali që askush të mos t’i prishë fjalimin e propagandës.

“Media duhet të kryejë funksionin e saj në çdo moment për të bërë transparencë të ngjarjeve që ndodhin në interes të publikut.

Këta bëjnë çdo konferencë çdo javë ku deklarojnë se do të jenë të hapur për publikun, ndërkohë shikoni se çfarë kanë bërë, kanë vënë gardh dhe nuk lejohen që të transmetojnë.

Këta po mbajnë brenda peng deputetët e opozitës dhe nuk lejojnë që të futen në sallë.

Nuk ka asnjë arsye, thjesht kanë marrë urdhër politik nga Elisa Spiropali që asnjëri të mos i prishë fjalimin e propagandës për pseudo-arritjet e Shqipërisë, ndërkohë që arritjet e Shqipërisë janë këto pamje këtu, që pengohen gazetarët të kryejnë funksionin e tyre dhe deputetët po ashtu.

Është një situatë vërtetë e rëndë që nuk ka lidhje fare me demokracinë”, tha Zhupa për “Ora News”.

Lini një Përgjigje