TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 15:11

Tensionet në Kuvend, Sula: Nuk ka lidhje me Berishën, opozita reagoi për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, Sula: Nuk ka lidhje me Berishën, opozita reagoi

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur lidhur me ngjarjet e sotme në Kuvend dhe tensionin me Gardën e cila nuk lejoi deputetët e PD të futeshin në sallën ku zhvillohej seanca plenare.

Sula u shpreh se djegia e xhaketës sot në oborrin e Kuvendit, erdhi si pasojë e irritimit me gjithçka që po ndodhte. Ai shtoi se të gjitha këto veprime që po bën opozita, bëhen për qytetarët.

Ndërsa gazetari Agim Baçi tha se mosbindjen civile nuk e bën partia, por qytetarët.

“Kam parë më parë vuvuzela, përmbysje karrigeje, më gjeni një deputet që është dënuar më shumë se 10 ditë dhe nuk lejohej të hynte në Kuvend, flas për opozitën e atëhershme. Kishte edhe tek ne koka të nxehta në mbledhje të grupit, por Berisha thoshte opozita është në hall, Duhet t’i lejohet hapësirë të shprehet. Këta duan të marrin para edhe nga karriget”, tha ai.

Deputeti demokrat tha se këta i trajtojnë deputetët si fundërrina.

“Ku është parë kjo situatë kur gardisti shkon dhe prek deputeten, sikundër ndodhi sot me Elda Hotin? Unë dogja xhaketën time sot, mos u habisni që nesër të më çojnë në SPAK pse dogja xhaketën time”, u shpreh Sula për “News 24”.

Ai tha se ne nuk po bëjmë kryengritje se ato bëhen me kallashnikov, ne po bëjmë protesta dhe kudo në protesta ka molotov.

“Në Parlamentin Europian do të marrim gjithë pamjet filmike dhe do i çojmë atje dhe të shikohet sjellja e tyre. Nuk po i bëjmë për Berishën reagimet, situata u kthye në normalitet. Por PS rrëzoi Gjykatën Kushtetuese, çoi në burg edhe Salianjin, se nuk bëheshin këto për Berishën”, tha Sula.

Lini një Përgjigje