TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 14:48

Salianji në burg për kallëzim të rremë, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Manos

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në burg për kallëzim të rremë, KQZ i jep

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë Ervin Salinjin, ky i fundit ndodhet në burg.

Ish-kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano do të zëvendësojë në Kuvendin e Shqipërisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.

Gjykata e Apelit dha vendimin për Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg, nën akuzën për “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”.

Ish-deputeti i PD, i cili e cilëson dënimin të padrejtë dhe pa prova, pretendon se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e dosjes dhe vendimit të Apelit, para se të burgosej.

Sipas tij Prokuroria dhe Gjykata kanë nxituar në ekzekutimin e vendimit, duke theksuar se duhet të pritej një herë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë.

Më 30 shtator, Parlamenti u njoftua për dënimin e formës së prerë nga Apeli i Tiranës, gjë që çoi edhe në humbjen e mandatit përfundimtar të Salianjit.

Lini një Përgjigje