TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 19:34

Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: Të gjithë ata që shpifën dhe sajuan për një grusht vota, t’ju vijë turp   

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: Të gjithë

Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj i cili u ekzekutua në ambientet e lokalit të tij.

Ndreu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes, teksa nuk la pa ju përgjigjur edhe akuzave që u bënë nga Berisha dhe anëtarë të tjerë të Rithemelimit  se vrasja kishte prapavijë politike.

Ai tha se të gjithë ata që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një qytetari duhet të kenë turp.

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan, por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë pështirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendshme”, shkruan Ndreu.

ps lezhë pjerin ndreu nikulaj

Lini një Përgjigje