TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 16:01

“Të tre kanë të njëjtin hall”, Alibeaj thirrjes SPAK-ut: Urgjentisht të nisin hetimet për Ramën, Metën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Të tre kanë të njëjtin hall”, Alibeaj thirrjes

Fushata elektorale sa vjen dhe bëhet më e nxehtë, ku sharjet dhe sulmet ndaj kundërshtarëve politik sa vijnë dhe shtohen.

Gjatë një takimi elektoral në Tiranë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeja, ka shenjëstruar 3 politikanët që kanë dominuar skenën politike në vend. Alibeaj i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë sa më shpejtë të jetë e mundur 3-shen Berisha-Meta-Rama.

“Këta të tre duke filluar nga Rama. Halli më i madh që kanë është, cili ministër po më shkon në burg ketë jave. I ka 2 ministra në burg, i ka dhe 2 deputetë në burg. Të njëjtin hall e ka dhe Sali Berisha. Të njëjtin hall e ka dhe Ilir Metaj. Po çfarë oferte është kjo për shqiptarët. Kush më shumë nga këta të tre frekuenton SPAK. Frekuenton drejtësinë. Kjo është çështje e drejtësisë. Të merret drejtësia një orë e më parë“, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj ka zbritur në  bazë për të bindur demokratët që të votojnë vetëm siglën e PD, ndërsa në Tiranë flamurin e denoncimeve po e mban Roland Bejko.

Në fakt Edi Rama është dhe kryeministër edhe kryetar bashkie kurse Veliaj është kukull e Ramës qe zbaton porosite e Ramës dhe detyrimet që ka Rama ndaj oligarkëve financiar.E kane kthyer Tiranen në një lavatriçe të parave te pista“, u shpreh Bejko.

alibeaj spak hetim ram-meta-berisha

Lini një Përgjigje