TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 15:33

“Deklaratat e Ramës të papranueshme”, Kikia: I shmanget llogaridhënies dhe del me ‘tallava’!

Shkruar nga Pamfleti
“Deklaratat e Ramës të papranueshme”, Kikia: I shmanget
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia ka folur lidhur me presionin e kryeministrit për votën duke e cilësuar si një deklaratë shantazhuese për qytetarët.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit janë të papranueshme dhe se qytetarëve duhet ti kthehen taksat e tyre pa dallim bindjesh politike. Sipas tij, e gjithë kërkesë për të marrë votën është në shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se Rama është duke ju shmangur llogaridhënies para qytetarëve dhe ka zgjedhur të dalë para tyre me ‘tallava’.

Në fakt është një deklaratë e përsëritur fillimisht marrë në kontekstin e një deklarate fillimisht elektorale por e përsëritur më shumë se një herë dhe duket që nuk është lapsus dhe ka një qëllim pse Rama i thotë ato. E thënë drejtpërdrejtë dhe të qartë në Paskuqan që kush voton opozitën ta harrojë bashkëpunimin me qeverinë. Kjo nuk është deklaratë normale në një situatë zgjedhore, pasi bashkëpunimi i pushtetit vendor me qeverinë është një detyrim kushtetues, por historia ka treguar se lufta politike i ka bërë diskriminimet e ndarjes në pushtet.  Parë në këtë këndvështrim deklarata e kryeministrit janë të papranueshme pasi qytetarët pa dallim bindjeje politike janë të gjithë qytetarë dhe taksat duhet ti kthehen të gjithëve pa dallim. Këmbëngulja për ta transformuar këtë, sepse Rama nuk është se po e shantazhon popullin opozitar për të mos votuar opozitën por ka gjetur një artificë duke thënë se ata që do votojnë opozitën ta harrojnë qeverinë sepse ai do jetë mbështetës i Berishës që është non grata në SHBA etj. Në fund kjo është një deklaratë shantazhuese ndaj qytetarëve dhe është e papranueshme në një fushatë ku çdo qytetar duhet të jetë i lirë për të votuar.”-tha Kikia.

Në vijim ai theksoi se këto janë pjesë e luftës politike ku kundërshtarët përpiqen të zbulojnë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe se fushatat kanë tipologji të ndryshme sepse nuk mund të jenë të njëjta.

PS s’mund të përballen sot me llogaridhënien sepse janë të humbur dhe në një fushatë ata duhet të dalin para popullit dhe të thonë çfarë kanë bërë dhe çfarë s’kanë bërë por kjo do të thotë të ulesh vetë në bankën e të akuzuarve dhe për të shmangur këtë llogaridhënie del duke bërë tallava, pra është shpikur fakti që do shkojmë para popullit por jo për të numëruar ato që si bëmë dot, por i fusim një valle. Asnjë nuk u mor me Paskuqanin, por u morën me Ramën që kërcente me atë grua dhe ajo që bie më shumë viktimë e kësaj është media, që shkon dhe kërkon kush është gruaja që kërceu me Ramën dhe e bën personazh. Rama këtë do, që të mos merren me problemet por me pelevrekët. Këtë ka pasur gjithmonë ai, nuk dilte kot me një çorape të verdhë dhe një të kuqe. Në këtë rast kanë rënë viktimë së pari njerëzit, por mendoj se politikani, kryeministri, nuk duhet të votohen për të bërë barcaletë, megjithatë Rama ja ka dalë kësaj gjëje.”-shtoi më tej gazetari.

Më tej Kikia tha se janë dy fushata, ato të kryetarëve dhe kandidatëve, ku këta të fundit përpiqen të jenë sa më konkret duke takuar dhe shpjeguar qytetarët, ndërsa në nivel kryetarësh partish fushata është krejtësisht politike me nuancat e këtij humori banal.

Megjithatë vazhdoj të këmbëngul në një gjë që jemi në kushtet e abuzimit me ligjin. Rama ka prezantuar projektin për Shkodrën dhe do zbatohet nëse ju do bëni ndryshimin e 14 majit. Çfarë do të thotë kjo që nëse ju nuk do na votoni ne këtu do ngordhni si qeni? Ky është projekt strategjik dhe Shkodra deri tani është pjesë e territorit të Shqipërisë dhe qeveriset ose më saktë duhet të qeveriset njësoj si Durrësi, Tirana, Korça dhe nuk mundet që kushdo qoftë në pushtet të bëjë të tilla veprime. Darjet, timonat, tallavaja janë gjetje elektorale për të trullosur popullin, është strategji komunikimi nëse e arrin këtë bravo i qoftë, por në momentin kur ti si qeveri përdor fondet publike për ta detyruar të votojë atë që rekomandon në qeverisjen vendore këtu kemi të bëjmë me shkelje.”-përfundoi Kikia.

mentor kikia 14 maji edi rama

Lini një Përgjigje