TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 19:32

Vuloset pakti për municionet? Rama takon Zelenskyn: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Vuloset pakti për municionet? Rama takon Zelenskyn: Nënshkruam

Shqipëria ka arritur një tjetër marrëveshje me Ukrainën. Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai i cili bën me dije se sot ka pasur një takim me presidentin Volodymyr Zelensky, në Davos aty ku mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Rama bën me dije se është firmosur një pakt në fushën e sigurisë. Nuk dihet se çfarë bëhet fjalë, por kur Zelensky erdhi në Tiranë u fol se Shqipëria do të shërbejë si vend që do të furnizojë me municione Ukrainën. Mos vallë është përmbyllur marrëveshja?

Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje