TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 18:01

Vota e diasporës, mbi 50 mijë aplikime për 11 majin; ja sa u refuzuan

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, mbi 50 mijë aplikime për 11 majin; ja sa u

Në 10 ditët e para të procesit të regjistrimit të emigrantëve si votues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë aplikuar mbi 50 mijë qytetarë shqiptarë.

KQZ bëri të ditur se nga këto janë shqyrtuar 40040 aplikime dhe janë pranuar 25295 prej tyre. Ndërkohë janë refuzuar 14745.

Procesi i regjistrimit do të vijojë deri në 4 mars, ndërkohë që me ndryshimet e dakordësuara që pritet të miratohen nga Kuvendi për Kodin Zgjedhor, procesi i regjistrimit mund të zgjatet me disa ditë, ndërsa KQZ i ka kërkuar Qeverisë që në rastin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të konsiderohen të vlefshme ID ose Pasaportat biometrike, deri në 31 maj, duke i dhënë të drejtën e votës edhe shqiptarëve që nuk posejdojnë një dokument të vlefshëm, për shkak të skadencës.

Në zgjedhjet e 11 majit do të ushtrohet për herë të parë e drejta e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar, ndërsa votat e tyre do të dërgohen me postë dhe procesi i numërimit do të nisë me kutinë e parë të votave në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje